United Hospital

Aksidenti tragjik, ndërron jetë futbollisti shqiptar në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Amir Ademi lë pas prindërit e tij një motër më të vogël dhe një vëlla më të vogëlNë një aksident trafiku, të ndodhur të martën mbrëma, ka humbur jetën i riu shqiptar, Amir Ademi.

Njoftimin e ka dhënë klubi shqiptar, FC Kosova Regensburg në Facebook, shkruan albinfo.ch.

“Të dashur vëllezer edhe motra e miq të nderuar. Me hidhërim edhe dhimbje te thellë ju lajmerojm se vëllau miku edhe i dashuri jonë, Amir Ademi ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme… Ngushëllime familjes edhe të gjithë miqëve edhe shokëve për këtë humbje të madhe. Amiri do të jetë gjithmonë në zemrat tona”.

Mediat gjermane kanë dhënë disa detaje për vdekjen e 22-vjeçarit, përcjell tutje albinfo.ch.

Ai u aksidentua në rrugën e qarkut midis Abensberg dhe Arnhofen menjëherë pas trainimit profesional.

FIDANISHTJA

22-vjeçari ishte duke vozitur një Peugeot, derisa është përplasur me një VW Pasat, ku vozitësi i veturës së fundit është lënduar dhe është dërguar në spital, derisa vetura e futbollistit shqiptar ishte kapluar nga zjarri dhe ai nuk kishte arritur të dilte.

Policia po kërkon dëshmitarë se si ndodhi aksidenti, derisa dëmi vlerësohet rreth 12 mijë euro.

Ndeshjet e klubit shqiptar në Gjermani janë anuluar, derisa Ademi ishte pjesë e klubit nga viti 2016, duke u konsideruar një talent i jashtëzakonshëm, por edhe një person shumë i mirë.

Amir Ademi lë pas prindërit e tij një motër më të vogël dhe një vëlla më të vogël.

https://www.albinfo.ch/aksidenti-tragjik-nderron-jete-futbollisti-shqiptar-ne-gjermani/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.