Eko Higjiena

Aksidenti, 1 i vdekur e 3 të plagosur

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Një tjetër aksident ka përgjakur rrugët e Shqipërisë në këtë sezon veror, teksa në orët e mbrëmjes të së mërkurës, pranë fshatit Domje në autostradën Tiranë-Durrës, një mjet tip Benz me targa TR 5165 G humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Nga aksidenti rezultojnë 1 i vdekur dhe 3 të tjerë të plagosur, e megjithatë emrat e viktimës dhe të lënduarve në këtë aksident nuk janë bërë ende të ditura.

Hidromorava

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe, ndërsa forca policore kanë mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet./tch/Indeksonline/