Aksidente trafiku në Gjilan e Viti, lëndime pësojnë katër persona

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në rrugën “Rexhep Bislimi” në Viti është raportuar për një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Eco Higjiena

Edhe në fshatin Veleknicë, të Gjilanit është raportuar për një aksidentit trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa dy të tjerë pas marrjes së ndihmës së parë janë liruar në shtëpi njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/