Hidromorava

Aksidente trafiku me lëndime në Pozheran, Radivojc dhe Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në rrugën “15 Qershori” në Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore me ngasës meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një femër pasagjere e cila pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar.

Edhe në rrugën Lokale Pozheran – Viti ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

Fundamenti

Kurse në fshatin Radivojc, të Vitisë ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit i cili është dërguar për tretman mjekësor dhe pastaj është liruar në shtëpi. Rasti është duke u hetuar njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/