Aksidente trafiku me lëndime në Gjilan e Bresalc
Gjilan – Në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, dy vetura civile janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy femra kosovare. Njëra nga të lënduarat pas tretmanit mjekësorë është liruar, ndërsa e lënduara e dytë ka mbetur në tretman të mëtutjeshëm mjekësor në Spitalin e Gjilanit.
Edhe në fshatin Bresalc, të Gjilanit, ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamionete. Si pasojë janë lënduar tre meshkuj kosovarë, të cilët pas tretmanit mjekësor, dy janë liruar, ndërsa njëri është ndalur për tretman të mëtutjeshëm në Spitalin e Gjilanit njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

