Eko Higjiena

Aksidentalisht humb jetën një shtetas turk

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Policia e Kosovës Stacioni Policor në Gjilan me 29 maj 2017, rreth Orës 11:10 është njoftuar nga Spitali Rajonale se një person është sjellë aty me lëndime të rënda trupore pa shenja jete. Policia e Kosovës njësitet reaguese me të arritur në emergjencë kanë kuptuar se viktima Sh. A. (1970) shtetas i Turqisë, ishte punëtor i kualifikuar për montim e ashensorëve dhe udhëheqës kryesor i punëve, gjatë përcjelljes së punëve ai kishte ra nga një objekt ndërtimor që është në ndërtim e sipërm derisa kishte qen duke rregulluar ashensorin e ndërtesës.

Hetimet regjionale së bashku njësitet e Krim-Teknikës dhe me prokurorin e shtetit kanë dale në vendin e ngjarjes dhe kane bërë procesimin e vendit të ngjarjes.

FIDANISHTJA

Nga intervista me dëshmitarë (punëtor që kanë qenë bashkë me tani të ndjerin në momentin kritik) është kuptuar se i ndjeri aksidentalisht nga kati i gjashtë ku kishte qenë në shkallë metalike lëvizëse ishte rrëzuar dhe kishte rënë në tokë. Pas kësaj situate nga punëtoret tjerë të atij objekti ishte dërguar në Qendrën Emergjente Spitalore në Gjilan , mirëpo nga mjekët e qendrës emergjente ishte konfirmuar vdekja e tij.
Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në IML-ë në Prishtinë për kryerjen të Autopsisë.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti është iniciuar dhe klasifikuar” Vdekje e dyshuar”, në bashkëveprim me prokurorinë rasti është në procedurë hetimore nga njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës Drejtoria Rajonale e policisë Gjilan njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.