Mobi Casa

Aksident tragjik, shkelen tre fëmijë shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë. Ata janë nga Shqipëria dhe farefis në mes vete. Tash një kohë të gjatë janë duke jetuar në Gjermani.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ruhpolding të Gjermanisë. Mësohet se një vozitës 64-vjeçar ka shkelur tre prej pesë fëmijëve të cilët po kalonin rrugën. Siç mësohet nga mediat e ndryshme gjermane, të gjithë fëmijët ishin shqiptarë, shkruan albinfo.ch.

Raportimet e fundit kanë treguar se tre fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa dy tjerët që i shpëtuan aksidentit trajtohen nga psikologët për shkak të shokut të përjetuar.

Sipas Kryqit të Kuq bavarez, që të pesë fëmijët janë dërguar në spitalet më të afërt, ndërsa për shkak të pamjeve të rënda, në vendngjarje ka dalur edhe ekipi i intervenimit të shpejtë në rast të krizës.

Eco Higjiena

Vozitësi 64-vjeçar nga Ruhpoldingi nuk ka mundur ta parandalojë aksidentin. Ai gjithashtu ka përjetuar një shok, ndërsa nuk ka pësuar lëndime. Nga pesë fëmijët, dy vajza kanë përjetuar lëndime të rënda dhe me helikopter janë dërguar në Klinikën Traunstein, ku është shtruar edhe një vajzë tjetër, për shkak të shokut që kishte përjetuar.

Në vendngjarje kanë dalë edhe prindërit e fëmijëve të cilët gjithashtu janë marrë nën përkujdesje të ekipit të intervenimit të shpejtë.

Që të pesë fëmijët janë nga Shqipëria dhe farefis në mes vete, ndërsa tashmë që një kohë të gjatë janë duke jetuar në Gjermani.

http://www.albinfo.ch/aksident-tragjik-shkelen-tre-femije-shqiptare/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.