Eko Higjiena

Aksident trafiku në rrugën Novosellë – Rogoqicë, lëndohet një këmbësore

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan ka thënë për rajonipress se të martën rreth orës 14 e 20 minuta në rrugën Novosellë – Rogoqicë ka ndodhur një aksident trafiku ku fillimisht vozitësi ka humbur kontrollin duke goditur shtyllën elektrike e më pas edhe një këmbësore.

Sipas policisë nga hetimet e para mësohet se vetura e tipit Alfa Romeo me drejtues R.B. nga fshati Rogoqicë e Kamenicës të martën rreth orës 14 e 20 minuta duke lëvizur nga fshati Novosellë në drejtim të Rogoqicës nga mos përshtatja e shpejtësisë në vendbanim e humb kontrollin mbi automjet dhe fillimisht e godet shtyllën e rrymës elektrike dhe më pas këmbësoren ku i shkakton lëndime të rënda.

FIDANISHTJA

Viktima dërgohet në qendrën Emergjente në Gjilan dhe më pas në QKUK në Prishtinë.

Hashani tha se rreth këtij rasti është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar ndaljen e vozitësit. Ndryshe rasti po hetohet nga trafiku rajonal në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.