RCCOLA

Aksident trafiku në rrugën Kllokot – Viti, lëndohen katër persona

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë informuar se në Rrugën Kllokot – Viti ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Njësitet e trafikut me urgjencë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur nga mos përshtatja e shpejtësisë kushteve dhe gjendjes në rrugë ku vetura BMË drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës, me tabela 06 duke bërë tejkalim të pa sigurtë godet nga mbrapa mjetin Kombi me tabela 01 drejtuar po nga vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës.

Uji Dea

Me ketë rast lëndime pësojnë katër persona që ndodheshin në veturën BMË si dhe dy persona që ndodheshin në mjetin Kombi.

Të gjithë të lënduarve ndihmë mjekësore u është ofruar në qendrën emergjente në Gjilan.
Policia e Kosovës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/