Aksident trafiku me lëndime në fshatin Pasjak të Gjilanit

Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime në fshatin Pasjak.
Nga hetimet fillestare mësohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës, duke drejtuar automjetin “Opel Kadet”, me tabela 05, duke mos mbajtur distancën dhe duke mos përshtatë shpejtësinë kushteve dhe gjendjes në rrugë, godet veturën Mercedes, me tabela 01, të cilën e drejtonte vozitësi po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës, me ç`rast si pasoj e aksidentit lëndime të lehta trupore pësojnë vozitësit dhe tetë pasagjerët në të dyja veturat.
Rasti i referohet Gjykatës ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/