Fundamenti

Aksident rrugor në Gjilan, lëndohet drejtuesi i biçikletës

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Me datën 27.08.2015 rreth orës 14:55 minuta në rrugën Qarkore, afër rrugës së fshatit Stanishor, është shkaktuar aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një biçiklete, e si pasojë e këtij aksidenti drejtuesi i biçikletës pëson lëndime të rënda trupore.

Deri te aksidenti dyshohet të këtë ardhur atëherë kur drejtuesi i veturës “Opel Corsa” me targa 06 R.T. me vendbanim në Gjilan gjatë lëvizjes në rrugën qarkore, e përplas biciklistin Sh. S. (1992) me vendbanim në Gjilan, i cili në momentin kritik ishte duke e kaluar rrugën nga e djathta në të majtë ka thënë Ismet Hashani.

ARKATANA

Si pasojë e kësaj përplasje drejtuesi i biçikletës pëson lëndime të renda trupore, ku fillimisht i afrohet ndihma mjekësore në spitalin e Gjilanit e më pas transferohet në QKUK në Prishtinë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij rasti procedohet me procedurë të rregullt në Gjykatë. Rasti po hetohet nga trafiku rajonal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.