KKVITI

Aksident rrugor me fatalitet në Gjilan, humb jetën këmbësorja

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me 23 mars 2017, rreth orës 21:55 minuta, në rrugën “Idriz Seferi” afër pikës se karburanteve “IP”, ka ndodhur një aksident rrugor me lëndime të rënda trupore, ku e përfshirë ka qenë një automjet i markës Audi A6 me targa regjistrimit 06, drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës A. B.(1996) dhe një këmbësore po ashtu shqiptare shtetase e Kosovës me vendbanim në Gjilan (1963). Rreth orës 01:22, jemi njoftuar se edhe për kundër përpjekjeve nga ana e personelit mjekësorë këmbësorja kishte ndërruar jetë nga lëndimet e marra në aksident ka njoftuar policia.

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti (përplasja e këmbësores) ka ardhur si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë kushteve të komunikacionit dhe vozitjes së pakujdesshme në momentin kur këmbësorja ishte duke e kaluar rrugën.

Si pasoj e aksidentit lëndime të rënda trupore pëson këmbësorja e lartcekur, të cilës fillimisht i epet ndihma e parë në spitalin rajonal të Gjilanit e mandej transferohet në QKUK në Prishtinë, për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve.

UBT

Rreth orës 01:22, jemi njoftuar se edhe për kundër përpjekjeve nga ana e personelit mjekësorë këmbësorja kishte ndërruar jetë nga lëndimet e marra në aksident.

Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që drejtuesi i veturës të ndalohet për 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë i të ndjerës të dërgohet në IML për obduksion. Rrethanat e këtij rasti të rëndë janë duke u hetuar nga hetuesit e trafikut Rajonal ka thënë Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.