Aksident në Itali, 25- vjeçari shqiptar humb jetën, baba i dy fëmijëve
Mëngjesin e sotëm një aksident i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali.
Sipas mediave vendase në zonën e La Secca në Itali, një shqiptar, i cili po udhëtonte me makinë, ka humbur jetën për shkak se automjeti i tij u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.
Viktima është E. Z 25 vjeç, baba i dy fëmijëve.
I riu ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte. Makina e tij tip Volvo u shkatërrua tërësisht për shkak të përplasjes së fortë me kamionin.
Drejtuesi i kamionit pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
https://www.albinfo.ch/aksident-ne-itali-25-vjecari-shqiptar-humb-jeten-baba-i-dy-femijeve/


