UBT

Aksident me fatalitet në rrugën Viti – Gërlicë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Si pasoj e lëndimeve të marra në aksident vozitësi i veturës “VW Bora”, ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes, gjersa bashkë udhëtari i tij me lëndime të rënda trupore është dërguar në spital.

Policia e Kosovës është njoftuar se sot me 05 shtator 2016 në orët e hershme të mëngjesit ma saktë rreth orës 02:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Magjistrale Viti-Gërlicë në udhëkryqin e fshatit Smirë që lidhet me këtë magjistrale. Rastit me urgjencë i janë përgjegjë njësitet e Trafikut Rajonal duke dalë në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet fillestare dyshohet se deri te aksidenti kishte ardhur, atëherë kur Automjeti Transportues “Iveco” me targa regjistrimi KS, drejtuar nga vozitës shqiptar shtetas i Kosovës, M. M. (1993) i cili ishte duke lëvizur nga Fshati Smirë në drejtim të Vitisë, me të arritur në udhëkryqin që lidhë rrugën lokale të fshatit Smirë me rrugën Magjistrale Viti – Gerlicë, dyshohet duke bërë kyçje të pasigurt me synim që të kthehet në drejtim të Vitisë ndeshet frontalisht me veturën “VË Bora”, me targa regjistrimi 05, drejtuar nga vozitësi Shqiptar Shtetas i Kosovës (1986), i cili paraprakisht ishte duke lëvizur nga Vitia në drejtim të Gerlicës.

Mobi Casa

Si pasoj e lëndimeve të marra në aksident vozitësi i veturës “VW Bora”, ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes, gjersa bashkë udhëtari i tij me lëndime të rënda trupore është dërguar në spital.

Në vendin e ngjarjes ka prezantuar Prokurori i Shtetit, me urdhrin e tij trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin Mjeko Ligjor në Prishtinë për Autopsi.

I dyshuari M.M.(1993) po me vendim të prokurorit të shtetit ndalet në mbajtje për 48 orë.
Rrethanat e këtij aksidenti të rëndë janë duke u hetuar nga policia e Kosovës njësitet e Trafikut Rajonal nga Gjilani ka njoftuar Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.