Aksident komunikacioni, një i vdekur e një i plagosur
Një aksident me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesi të sotëm në rrethin e Fierit. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Poçem.
Viktima është Isa Haliti, ndërsa personi i plagosur është punonjës i FNSH në Fier, por ende i paidentifikuar.
I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se mjeti është përplasur me trafik-ndarësen e rrugës. Forcat e policisë në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /BW/


