Aksident i rëndë trafiku në Velekincë të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në Velekincë të Gjilanit ku janë ndeshur një Kombi bus dhe një veturë e tipit Golf. Sipas Ismet Hashanit lëndime të rënda kanë pësuar më së pakut katër persona. Ata po trajtohen në emergjencën e Gjilanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën tha Hashani.

Një aksident në Velekincë të Gjilanit ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së vozitësit me ç`rast lëndime kanë pësuar katër persona.

RCCOLA

Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha për rajonipress se aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së vozitësit ndërsa lëndime të rënda kanë pësuar katër persona.

Hashani tha se të lënduarit po trajtohen në emergjencën e Gjilanit derisa jeta e tyre është jashtë rrezikut. Ekipet e policisë së trafikut ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me shkaqet e rastit tha Hashani./rajonipress/