RCCOLA

Aksident i rëndë trafiku- lëndohen katër veta

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Katër persona janë lënduar në një ndeshje të rëndë trafiku në lagjen “15 qershori” , derisa tetë vetura janë goditur nga një kamion i cili me gjasë nuk ka arritur të frenojë me kohë tha Ismet Hashani për rajonipress.

Vetura të goditura, njerëz të lënduar ishte bilanci i një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi të hënën rreth orës 15 e 10 minuta në lagjen “15 qershori”.

Uji Dea

Në këtë aksident trafiku sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë janë lënduar katër persona të cilët kanë marrë ndihmë në qendrën emergjente në Gjilan dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Hashani tha se në këtë aksident janë dëmtuar rëndë 8 vetura si pasojë e goditjes së një kamioni i cili me gjasë ka dështuar të frenojë me kohë ./rajonipress/