Fundamenti

Aksident i rëndë në rrugën Gjilan – Ferizaj

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Një lexues i ka dërguar këtë foto rajonipress ku shihet vetura e dëmtuar pas aksidentit në rrugën Gjilan – Ferizaj.

Sipas Gramos Muratit aksidenti ka ndodhur në rrugën Gjilan – Ferizaj në vendin e quajtur Livoq. Në aksident janë të përfshirë Golf 2 dhe kombi ku ka edhe të lënduar.

Ndryshe rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë Ismet Hashani.

UBT

Njoftimi i policisë: “Aksident trafiku me lëndime” , Fshati Livoq i ultë , Gjilan

Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me Lëndime në fshatin Livoq i ultë komuna Gjilan.

Deri te Aksidenti besohet të ketë ardhur kur dy automjete një Kombi dhe një veturë Golf II me tabela 06, besohet për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, kushteve dhe gjendjes së rrugës përplasen në mes vet, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e mjeteve dhe një pasagjerë i veturës Golf. Të lënduarit me lëndime të rënda trupore janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Gjilanit ku po trajtohen. Rasti në Gjykatë tha Ismet Hashani./rajonipress/