Aksident i rëndë, në qendër të qytetit
Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime, që ka ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit. Nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës duke drejtuar veturën Mercedes me targa vendore, nga pakujdesia gjatë drejtimit të automjetit, besohet ta ketë humb kontrollin, dhe godet një këmbësor rreth 50 vjeçar.
Personi i lënduar me urgjencë është bartur në qendrën rajonale emergjente këtu në Gjilan, fatmirësisht sipas raportit fillestar të mjekut jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit tha Ismet Hashani.
Sipas burimeve tona i aksidentuari është Hajdar Leka.( foto nga vendi i ngjarjes) /rajonipress/


