FIDANISHTJA

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar 32 – vjeçar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Një i ri shqiptar humbi jetën në një aksident me makinë në Itali. Mediat shkruajnë se ngjarja ndodhi në zonën e Rio Moro di Colannella gjatë mbrëmjes të së martës.

Mjeti që drejtonte Shendy Çaushaj, 32 vjeç, doli nga rruga për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar nga policia. Fatkeqësisht makina tip “Opel Meriva” u përplas me një rrënjë ulliri duke marrë dëmtime të mëdha, sidomos në krahun e shoferit.

Pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të ambulancës, policisë dhe zjarrfikësve, i riu Çaushaj humbi jetën pas përplasjes për shkak të plagëve të rënda, përcjellë albinfo.ch

Mësohet se Çaushaj po udhëtonte së bashku me një person tjetër dhe ai shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ende. Ai u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

FIDANISHTJA

Sipas hetimeve paraprake, nuk përjashtohet pista që përplasja të jetë shkaktuar prej shpejtësisë së madhe. Megjithatë, pritet që shumë shpejt autoritetet të dalin në një përfundim zyrtar për të qartësuar rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar 32- vjeçar

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.