ARKATANA

Aksident i rëndë në Gjirokastër, 2 të vdekur, 5 të plagosur

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjirokastër- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Gjirokastër- Dervicjan. Nga përplasja e 2 automjeteve kanë humbur jetën 2 persona, ndërsa janë plagosur 5 të tjerë.

Policia e Gjirokastrës saktëson se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:30 në vendin e quajtur kthesa e Kordhocës, nga përplasja e dy mjeteve, njëra tip Volcvagen, me targa AA 740 BP, që është përplasur me automjetin tip Benz taksi Gj 254 A. Si pasojë e përplasjes automjeti tip Benz ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës.

Në automjetin tip Volcvagen që drejtohej nga Glodian Vargu, 29 vjec nga Lezha udhëtonin edhe tre shtetas të tjerë, konkretisht shtetasit Edvin Hoxha 35 vjeç nga Lezha, gjyqtari kryesor i ndeshjes Luftëtari – Kruja që u zhvillua sot në Gjirokastër, Ridiger Çokaj 28 vjeç nga Lezha, gjyqëtari anësor si dhe Rigesr Pjetrushi 32 vjeç gjyqtrai i katër i ndeshjes Luftëtari –Kruja.

Uji Dea

Ndërsa mjeti tjetër i përfshirë në aksident drejtohej nga shtetasi Ritvan Ponde 35 vjeç nga Gjirokastra, ndërsa udhëtonin edhe 3 shtetasit Xhemal Lamko 60 vjeç, Adriatik Liti 61 vjeç si dhe Ilirjan Xhemali 53 vjeç nga Gjirokastra.

Nga përplasja e dy automjeteve kanë humbur jetën pas rreth gjysëm ore në spital dy nga pasagjerët dhe konkretisht shtetasi Rigers Pjetrushi 32 vjeç nga Lezha pasagjer tek automjeti Volcvagen dhe shtetasi Ilirjan Xhemali pasagjer tek automjeti tip Benz. Mësohet gjithashtu se personat e tjerë të përfshirë në aksident janë jashtë rrezikut për jetën.

Gurpi hetimor në vendngjarje ka kryer veprimet e para hetimore dhe nga kqyrja e vendngjarjes ka rezultuar se shkaku paraprak i aksidentit është humbja e kontrollit të automjetit tip Volcvagen, cka ka sjellë për pasojë edhe përplasjen me automjetin tip Benz.(BW)