UBT

Akreditohen programet e UKZ-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Republikës së Kosovës, ka akredituar Fakultetin Juridik i Përgjithshëm për periudhën pesë vjeçare, tetor 2020 – 30 shtator 2025, dhe Fakultetin Ekonomik programi Menaxhment dhe Ndërmarrësi me dy profile: profili i parë – Menaxhim dhe Ndërmarrësi; profili i dytë – Menaxhim i Marketingut dhe Shitjes, për një periudhe trevjeçare, 1 tetor 2020 – 30 shtator 2023, duke aprovuar kështu vlerësimet e ekspertëve ndërkombëtarë për procesin e akreditimit.

Grupi i ekspertëve i përbërë nga Tornike Khoshtaria, Goce Naumkovski, Marija Vasilevska (Student Expert), më 29 qershor 2020, ka zhvilluar takime online, për shkak të pandemisë me COVID-19, me grupe të organizuara nga Universiteti “Kadri Zeka” për këtë proces. Pjesë e këtyre takimeve, përveç menaxhmentit të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit Juridik, bartësit e programeve, përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë, stafit akademik, stafit të administratës dhe studentëve, të pranishëm ishin edhe të diplomuarit, grupi i biznesit respektivisht punëdhënësit e të diplomuarve etj.

FIDANISHTJA

Po ashtu për shkak të pandemisë dhe pamundësisë për të ardhur fizikisht ekspertët ndërkombëtarë në Kosovë, KSHC-ja vendosi që programeve ekzistuese, të cilave u skadon akreditimi gjatë këtij viti dhe nuk kanë qenë pjesë e procesit të vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë, t’ju vazhdohet akreditimi edhe për një vit.

KSHC-ja vendosi që aplikacionet për programet e reja të vlerësohen në periudhën e ardhshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.