Eko Higjiena

Akreditohen dy programe studimi Master në Universitetin e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në mbledhjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) më 23.06.2017, u shqyrtuan raportet e vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë të akreditimit dhe riakreditimit institucional dhe të programeve të studimit në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë.

Pas shqyrtimit dhe analizës së këtyre raporteve Universiteti “Kadri Zeka” u riakreditua si Institucion publik i Arsimit të Lartë për periudhën e ardhshme trevjeçare duke plotësuar standardet dhe kriteret e vlerësimit dhe akreditimit.

Fundamenti

Në këtë mbledhje të KSHC u Akredituan edhe dy programe master në UKZ për periudhën trevjeçare: programi Master e-qeverisja dhe programi Master Qeverisja lokale dhe Shoqëria demokratike. Programi master e-qeverisja është program i përbashkët i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit Ekonomik të UKZ-së. Programi i Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike është program i përbashkët i Universitetit “Kadri Zeka”, Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe “Ukshin Hoti” në Prizren.

Po ashtu, nga AKA janë riakredituar edhe dy programe bachelor të fakultetit ekonomik: Banka, financa dhe kontabilitet dhe programin Marketing./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.