Akreditim edhe për programet e arsimit parauniversitar
Të gjitha drejtimet e shkollave profesionale do t’i nënshtrohen procesit të akreditimit më 2016, përpara se të nisë viti i ri shkollor, gjë e cila do të ndodhë për herë të parë në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Deri tani, Kosova ka akredituar vetëm programet e arsimit të lartë, por që nga viti i ardhshëm, këtij procesi do t’i nënshtrohet edhe një varg programesh të arsimit parauniversitar që ofrohen nëpër shkollat e mesme profesionale, apo Qendrat e Kompetencës.
Kosova numëron gjithsej gjashtë Qendra të tilla, por pritet që numri i tyre të rritet viteve në vijim.
Ndërkohë që procesi i akreditimit të këtyre programeve pritet të sjellë edhe risi, duke bërë që jo pak prej tyre edhe të shuhen.
http://koha.net/?id=27&l=89437


