AKR vizitë shoqatës së pensionistëve

Gjilan – Në kuadër të fushatës zgjedhore të 22 tetorit AKR dega në Gjilan vizitoi shoqatën e pensionistëve në Gjilan.
Shefja e shtabit Vana Jerliu Ramadani dhe bartësja e listës Vjollca Gagica-Matoshi me kandidatët nga lista e AKR-së u njoftuan me problemet me të cilat ballafaqohen pensionistët.
Vana Jerliu Ramadani tha se me AKR-në në qeverisje lokale do të këtë një vëmendje më të madhe për kushtet e shoqatës, pensionistëve dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit thuhet në njoftimin e degës së AKR-së në Gjilan./rajonipress/