AKR: Urojmë zgjedhje të lira dhe demokratike

Gjilan – Dega e AKR së në Gjilan është e përgatitur për këtë proces zgjedhor me 134 komisionerë dhe 134 vëzhgues, të cilët do të monitorojnë procesin e votimit që shpresojmë të jetë i mbarë.
Aleanca Kosova e Re në Gjilan uron qytetarët për zgjedhje të lira dhe demokratike. Kërkojmë nga qytetarët që të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare dhe kushtetuese thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik.
Vota e lirë është e ardhmja e ndritshme e Republikës së Kosovës dhe qytetarët janë ata që me votën e tyre e përcaktojnë të ardhmen e të tyre dhe të pasardhësve të tyre./rajonipress/