GRANDEMALL

AKR shtëpi e madhe, pranon edhe PSD

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dega e PSD-së në Gjilan në krye me Ismet Hajdinin (Kryetar i Degës së PSD-së në Gjilan) prej sot edhe zyrtarisht angazhimin e vet politik me kryesinë nëndegët dhe anëtarësinë e këtij subjekti politik bashkë me Forumin e Gruas dhe at Rinor kalon në Aleancën Kosova e Re, dhe bëhet pjesë e degës së AKR-së në Gjilan thuhet në njoftimin e AKR-së në Gjilan.

Zhvillimet e fundit politike në prag të zgjedhjeve nacionale detyroi shumë individ dhe subjekte politike të bëjnë lëvizje, aderime nga një subjekt në subjektin tjetër në bazë të botëkuptimeve dhe programeve të përafërta thotë Ismet Azizi zëdhënës i degës së AKR-së në Gjilan.

Dega e PSD-së në Gjilan në krye me Ismet Hajdinin ( Kryetar i Degës së PSD-së në Gjilan) prej sot edhe zyrtarisht angazhimin e vet politik me kryesinë nëndegët dhe anëtarësinë e këtij subjekti politik bashkë me Forumin e Gruas dhe at Rinor kalon në Aleancën Kosova e Re, dhe bëhet pjesë e degës së AKR-së në Gjilan.

“Ju jeni pjesë e miqve të mi dhe bashkëpunëtorëve të mi. Ju jeni në shtëpinë e juaj. Me ju jemi shumë më të fortë”, tha Presidenti i AKR Behxhet Pacolli me rastin e aderimit të PSD dega në Gjilan.

FIDANISHTJA

“Aleanca Kosova e Re është mjaft mirë e përgatitur të garojë në zgjedhjet e 8 qershorit. Jemi duke punuar me strukturat e partisë në terren dhe së shpejti do të jetë e gatshme edhe lista e AKR-së me kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës, e cila do të jetë një listë e fuqishme, me emra të individëve të shquar, që do të japin kontribut në zhvillimin ekonomik të vendit. Prandaj, besoj shumë në suksesin që do të korrë në këto zgjedhje e gjithë struktura e AKR-së”, ka thënë Presidenti Pacolli.

“AKR ka strategji shtet formimi dhe të integrimit evropian, sidomos program për zhvillim ekonomik i cili e bënë AKR-në të veçantë nga Partitë tjera., sidomos me liderin e sajë. Jemi fort të bindur se tani e tutje si anëtarë të AKR-së dega në Gjilan do të japim kontributin tonë politik për Gjilanin”, tha Ismet Hajdini, tashmë anëtarë i trupit koordinues në degën e AKR-së në Gjilan.

AKR ja përditë e më shumë po joshet nga kuadrot e reja, andaj presim javën tjetër në të cilën do të ketë aderime të reja/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.