AKR premton: Punësim, pa të ngjofshëm

Secila familje do të ketë së paku një të punësuar- është njëri prej orientimeve programore të Aleancës Kosova e Re (AKR).
Është një orientim burimor i AKR-së, shumë lehtë i zbatueshëm dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në ngritjen e mirëqenies së familjes kosovare. I vetmi parakusht është që ky të jetë program qeverisës. Për të tjerat nuk ka asnjë problem. Norma e premtuar e zhvillimit ekonomik reflekton me kërkesës më të mëdha për punësim, i cili do të bëhet në mënyrë shumë korrekte. Pa hile dhe pa të ngjofshëm.
Sipas statistikave zyrtare Kosova ka 26 mijë familje në asistencë sociale, që do të thotë se ato nuk kanë asnjë të punësuar. Që në mënyrë radikale të ndryshoj gjendja e tyre sociale, duhet të hapen 26 mijëve vende pune, që secila prej këtyre familjeve të përfitoj nga puna që bënë pjesëtari i saj. Kjo mund të arrihet brenda dy viteve të qeverisjes, meqenëse, investimet e brendshme dhe të jashtme, shpërndarja shumë më e mirë e mjeteve nga buxheti dhe zbatimi i ligjit, do të jenë gjeneratorë të zhvillimit dhe të hapjes së vendeve të reja të punës.
Por, do të hapen më shumë vende pune se sa shifra e theksuar. Parasysh do të kemi faktin hyrjet e reja në tregun e punës. Në përkushtimin për një të punësuar në secilën familje, nuk do të harrorhen edhe të tjerët që kërkojnë punë. Pra, ky punësim do të bëhet pa i hyrë në hak asnjërit. Së pari, duke zbatuar ligjin- që secili biznes dhe ndërmarrje e institucion publik e qeveritar do të merr njerëz në punë vetëm përmes konkursit. Nuk do të ketë asnjë punësim jashtë këtij kriteri, apo përmes kontratave të përkohshme, të cilat pastaj, në heshtje, bëhen kontrata për punë të përhershme. Në situata kur dy kandidat sigurojnë pikë të barabarta gjatë verifikimit, atëherë përparësi krijon gjendja sociale e kandidatit. Kontrata i ofrohet atij që nuk ka asnjë të punësuar në familje.
Për ata që nuk janë konkurrent për punë në biznese, apo në institucione- zgjidhje bëhet duke u ofruar mundësinë që ata për ekzistencë të përfitojnë nga puna që dijnë të bëjnë. Nëse kanë tokë pune, apo bagëti do të mbështeten me subvencione e grante, por me kusht që të rrisin prodhimin dhe kërkesat materiale që i kanë t’i mbulojnë përmes tregut- shitjeve që do të bëjnë.
Pos përmirësimit të gjendjes sociale në vend, ky punësim, do të ndikoj edhe në eliminimin e informalitetit në tregun punës, kurse Qeveria e Kosovës, në vend se të ndajë para për mbështetje sociale, do të përfitoj numër më të madh të atyre që kontribuojnë në buxhet./rajonipress/