AKR nuk ndalet

/ 1 minutë lexim

Pavarësisht moskalimit të pragut zgjedhor dhe largimit të fundit të zëvendëskryetarit Dardan Gashi, AKR-ja duhet ta vazhdojë aktivitetin politik në vend. Kështu ka thënë në një intervistë për “Epoka e re”, zëvendëspresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila.

Mungesën e liderit të partisë, Behgjet Pacolli, ajo e ka arsyetuar se atij i është dashur kohë për të reflektuar për vete dhe për partinë, pas rezultatit jo të mirë të zgjedhjeve.

Kusari-Lila ka mohuar zërat se AKR-ja do të shkrihet ose do t’i bashkohet ndonjë partie tjetër.

UBT

“ Do të vazhdojmë edhe me tutje”, është shprehur ajo.

Kusari-Lilala thënë se AKR-ja ka një lider, i cili di të sakrifikohet për vendin.

“ Duhet ta përmend sakrificën e z. Pacollit në vitin 2011, ku kriza institucionale në atë kohë nuk ka zgjatur më shumë se dy javë”, ka thënë Kusari-Lila. /epoka e re/