UBT

AKR nuk beson në jetëgjatësinë e koalicionit PDK-LDK

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Anëtarja e Kryesisë së Aleancës Kosova e re (AKR), Myzejene Selmani, ka thënë se kongresi i kësaj partie, ku do të zgjedhen organet e reja, do të mbahet shumë shpejt. Selmani ka thënë se duke marrë për bazë rezultatin e zgjedhjeve të 8 qershorit, AKR-ja duhet të ketë organizim ndryshe të ecjes së saj në skenën politike.

“Në bazë të të gjitha të dhënave që kam, Kongresi i AKR-së do të mbahet shumë shpejtë, sepse rezultati që ka dalë në zgjedhjet e qershorit tregon se duhet të ketë fytyra të reja dhe organizim ndryshe të AKR-së. Besoj se vetëm kështu AKR-ja mund të rikthehet në vitin 2007, në fuqinë që ka pasur”, tha ajo.

UBT

Selmani ka thënë se Behgjet Pacolli mbetet i pazëvendësueshëm për ta drejtuar partinë. Ish-shefja e grupit parlamentar e AKR-së nuk beson se koalicioni PDK-LDK do të ketë jetëgjatësi.

“Nuk besoj se ky koalicion do të ketë jetëgjatësi, sepse këto dy parti janë dy rivale të ashpra njëra me tjetrën dhe nuk e di se si do të bashkëqeverisin”, tha Myzejene Selmani.