Hidromorava

AKR në Pogragjë shpalosi ofertën e sajë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kandidatët për ulëse në Parlamentin e Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re nga Komuna e Gjilanit, para simpatizantëve të vet në nëndegën e Pogragjës shpalosën programin e AKR-së dhe u prezantuan kandidaturat e tyre për deputet.

Izeir Hyda kandidat për deputet me prejardhje nga ky vendbanim foli për gjendjen në të cilën gjendet Gjilani dhe Anamorava në tërësi dhe perspektivën që ofron AKR me programin e sajë ekonomik. “Një program i tillë do të jetë i realizueshëm me që në krye të sajë qëndron njeriu i dëshmuar në të gjitha sferat e jetës – Behxhet Pacolli” tha mes tjerash Hyda.

Edhe Tefik Ibrahimi kandidat i AKR-se, po ashtu zbërtheu programin ekonomik të AKR-së me theks të veçantë mundësinë qe krijon ky program ne zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarit .

Eco Higjiena

Merita Hyseni nga të rinjtë kërkoi përkrahjen duke i siguruar se AKR është subjekt i të rinjve, e cila krijon hapësirë për perspektivën e tyre. Aleanca Kosova e Re është parti e gjeneratave të reja sepse, ” Kosova e Re” krijohet nga gjeneratat e reja tha përveç tjerash Merita Hyseni.

Ismet Hajdini para simpatizantëve te AKR-se tha se ka ardhur koha që AKR te jete ne krye te Kosovës, sepse Kosova tash ka nevojë për zhvillim ekonomik më së shumti në këtë fazë të zhvillimit të sajë. Andaj vota juaj për kandidatet e AKR-se garanton ndryshim i cili do te ndodh vetëm me AKR-në ne qeverisje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.