Uji Dea

AKR në ora 17.00 e nisë ndryshimin e madh për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Dega e AKR-së në Gjilan në ora 17.00 e nisë zyrtarisht fushatën me bindjen se kandidatët e saj do të dalin fitues. Agim Rexhepi thotë se ka një frymë pozitive për AKR dhe Begjet Pacollin sepse Pacolli definitivisht pos që është lider në nivel bote ai mbetet lideri më i madh i Anamoravës që po kujdeset për këtë pjesë të Kosovës.

Në ora 17.00 në Teatrin e qytetit në Gjilan dega e AKR-së pritet ta hap zyrtarisht fushatën. Në këtë ngjarje pritet të marrë pjesë edhe Fadil Ismajli dhe aktivist të tjerë.

Fundamenti

Agim Rexhepi kryetar i AKR-së në Gjilan tha se janë të përgatitur që në këto zgjedhje të marrin votat e merituara për AKR.”Ekziston një frymë pozitive për AKR dhe liderin e saj Begjet Pacollin i cili pos që ka vlera të një lideri botëror ai tashmë është lideri i vetëm dhe i pakontestueshëm i Anamoravës i cili po kujdeset për këtë pjesë të Kosovës” tha Rexhepi.

Edhe Tefik Ibrahimi, Izeir Hyda kandidat për deputet thanë se AKR ka vlera dhe mbi këto parime presin edhe përkrahjen e qytetarëve. /rajonipress/