Eko Higjiena

AKR në Gjilan, së pari zhvillon debat, pastaj kërkon votën e qytetarit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në një takim me mësimdhënës të Gjilanit, kandidatët për deputet dhe aktivistët nga radhët e AKR-së në Gjilan zhvilluan një debat shumë frytdhënës në lidhje me gjendjen në arsim dhe për daljen nga kjo gjendje. Bajram Kosumi, mësimdhënës universitar, ish kryeministër dhe tash kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës nga kjo anë së pari dhe një përshkrim të detajuar të gjendjes në arsim, rëndësinë e për shoqërinë, e pastaj shpalosi programin e AKR për të dal nga kjo gjendje.

“Arsimin me kohë e kam parë si një derë nga del Kosova për të shpëtuar. Kosova para se gjithash i ka dy heronj më të mëdhenj, nënën dhe mësuesin. Kosovën dhe shqiptarinë e ka shpëtuar nëna. Ne e dimë se çka kanë hjekë nënat tona për t`i rritur nga 7-8 fëmijë. Heroi i dytë mësuesi, për të gjithë ne e kujtomë takimin e parë me mësuesin, i cili është i dashur edhe më shumë se prindi, sepse është i rëndësishëm po aq sa nënat tona” tha Kosumi.

Kosumi ka thënë se arsimi i mirë është pasuri kombëtare, ndërsa ne pasuri më të madhe kombëtare e kem rininë të cilën duhet arsimuar në nivel evropian. “Ekspertët tanë duhet të jenë konkurrent në Evropë. Evropa nuk ka kufij. Popujt tjerë e kanë pushtuar infrastrukturën evropiane. Këtë duhet ta bëjmë ne se jem populli më vital në Evropë. Miliona euro qarkullojnë e ne nuk dimë ti marrim, i marrin të tjerët” tha Kosumi.

FIDANISHTJA

Kosumi tha se nëse ne e marrim ministrinë e arsimit, ne do të dyfishojmë investimet në shkencë, në mësuesin e matematikës, do të dyfishojmë studentët në lëndët deficitare, do të furnizojmë shkollat me laboratore dhe mjete konkretizuese. “Do të investojmë në botimin e librave më cilësore. Teknologjia informative mësohet në shtëpi jo në shkollë. Ne do të investojmë në këto fusha, dhe hero i sotshëm do të jetë ai i cili sot zhvillon ekonominë, e këtë e bënë AKR-ja në krye me Behxhet Pacollin” shtoj Pacolli.

Izeir Hyda, po ashtu kandidat për deputet, mësimdhënës dhe njohës i shkëlqyeshëm i rrethanave në arsim përveç tjerash tha se në arsim nuk është investuar asgjë. “Në Kosovë janë ndërtuar objekte shkollore, ndërsa përbrenda nuk është investuar fare. Nëse analizojmë investimet përbrenda, atëherë shohim se gjendja është shumë e keqe. Në botën perëndimore objektet shkollore janë të vjetra, nuk janë ndërtuar shkolla të reja, por brenda në cilësi është investuar dhe investohet pa ndërpre. Këtë punë, ne do ta kryejmë”.

Në debat kontributin e vet e dhanë edhe kandidatët tjerë për deputet si; Tefik Ibrahimi, Agim Rexhepi, Merita Hyseni, Ismet Hajdini , Ismajl Seyffetin dhe punëtorë tjerë arsimor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.