UBT

AKR në Gjilan, ka qenë dhe është subjekt i respektuar

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Ne jemi të përcaktuar në krejt veprimtarinë tonë, të ecim me transparencë dhe seriozitet në të gjitha detyrat që i marrim, jemi të dëshmuar ndër vite që nga themelimi, se aty ku janë njerëzit e AKR, qeveriset me duar të pastërta e me përgjegjshmëri të lartë në pozitat që mbajnë ka shkruar Arianit Ibrahimi.

Njoftimi i plotë:

AKR në Gjilan, ka qenë dhe është subjekt i respektuar nga i gjithë spektri politik, dhe qytetarët pavarësisht se në adresë tonë, kohëve të fundit bëhet një politikë linçuese nga dikush që qe një kohë të gjatë tashmë ka humb kredibilitetin e tij, arsyen e ekzistimit në politikë dhe të subjektit që përfaqëson, gjendja në të cilën e ka sjellë vetveten është e mjerueshme.

Akuzave të pabaza të këtyre javëve të fundit, shpifjeve të pafundme të adresuara ndaj nesh, jo që ja vlen t`i përgjigjemi e të merremi me ta, po për opinionin e gjerë një sqarim, pos këtu edhe në seancën e radhës në Kuvend Komunal.

Çështja e Kosovës Lindore, është përtej asaj që ne përfaqësojmë, dhe si e drejtë nuk i takon asnjë subjekti, organizate në veçanti ta përvetësoj e të thirret se vetëm ata kanë të drejtë të merren me atë temë. Çdo shqiptar ka të drejtën të merret, të interesohet e të angazhohet për bashkëkombësit e tij, brenda dhe jashtë territorit të saj dhe njëkohësisht t`i mbrojë edhe të drejtat e tyre në mundësit që i ka, edhe më mirë të jetë pjesë i ndonjë institucioni, organizate i cili ndërlidhet drejtpërdrejtë me fushveprimtarinë që mund të hyjë në shërbim direkt dhe ti dilet në ndihmë bashkëkombësve tanë në krejt format e mundshme, sa herë që kanë nevojë ose së paku ta ndjejnë një përkujdesje.

Është bë praktik e keqe, të shfrytëzohet tema e Kosovës Lindore vetëm për përfitime, ose qëllime të caktuara për kohë zgjedhjesh, pa dhënë asnjë kontribut pos demagogjisë koti, por pa veprim asnjëherë.

Si mund të flasë dikush për atë pjesë e të thirret në emër të saj, ku në 7 vitet e fundit së paku, se ka asnjë aktivitet nuk e kanë për atë pjesë çfaredoqoftë ai. Subjekti që na linçon apo më mirë me thënë personi aty, i cili njihet për opinionin e gjerë kush është, vepron edhe me facebook fake me dhjetëra, e që i bëj thirrje edhe organeve të rendit të merren me të, pos që jemi të gatshëm edhe t`i bëjmë kallëzim për shpifje në prokurori me faktet dhe dëshmitë që i posedojmë.

Uji Dea

AKR, qe një kohë të gjatë e ka skenu gjendjen e Zyrës për Luginë, duke bërë edhe analiza mbi veprimtarin e saj, e si duhet të jetë, e të funksionojë tash e tutje. Personi që linçon tash kur e din se në të do të punohet, e do të ketë rezultate të prekshme menjëherë, dhe s`do të jetë më veçse një zyre si sportel, e pa funksion, kjo e shqetëson shumë dhe e shtynë në reagime deri edhe të pakontrolluara psikike, ku edhe e përul nderin, dhe emrin e familjes së tij. Ne nuk sillim rrota napër qytet, nuk ofendojmë për pijan filani, e fjalë të tjera ofenduese, e në fund të përfundojmë me të prapë.

Gjendjen e asaj Zyre sportel se ka sjell AKR, po kjo është falë juve, dhe politikave denigruese e përçmuese që i bëni vazhdimisht, dhe prej mosdijes që të ecni procese te para, fytyra juaj është ai sportel, se sa i doni, i mbroni, i shërbeni ju Luginasve tanë të çmueshëm, e që kjo gjendje s`do të vazhdon më që Luginasit tonë të trajtohen aq padenjësisht me një Sportel.

Linçimi kinse për tradhti nga Personi në fjalë, sa për informacion ju jeni personi më tradhtar që ka pa spektri politik ndonjëherë jo vetëm lokal po edhe përtej kësaj, ju i keni nderru të gjitha subjektet duke u nisë nga PDK, LDK, AAK, NISMA krejt këto lëvizje për interesa tuaja personale, përkundrazi nga unë që vazhdoj të jem AKR nga 2006.

Tjetra ish grupi i themelum me ju, ishte për Kuvend Komunal kur ju donit të arrini marrëveshje fshehtas, këtë e thonit para gjithë akterëve politik në Gjilan, deri edhe para Kryetarit, takimet me Kryetarin i kemi pas si subjekte veçmas, po ashtu edhe kërkesat për marrëveshje asnjëherë si kemi paraqitur si Grup, mos qitni hi syve me dal si palaqo se janë të ditura krejtë këto lëvizje nga të gjithë, andaj tregoni së paku konsideratë ndaj vetvetes.

Personi në fjalë ka shqetësuar me shkrime, e me profile të rrejshme, familjet tona, të njerëzve të AKR-ës, ka provokuar në të gjitha format pa ndal, edhe një herë i bëjmë thirrje organeve të rendit të merren me të, mos te rëndon gjendjen më tepër me fyerje, e ofendime.

Ky ishte reagimi i fundit me shkrim i joni, saj përket kësaj teme, dhe s`duam të vazhdojmë tutje, agjendat tona si AKR kanë marrë një intensitet të lartë, dhe jemi në strukturim e sipër me të gjitha forumet organizative të Degës.
Me respekt,
Kryetari i AKR Dega në Gjilan