Uji Dea

AKR në Gjilan e përgatitur për zgjedhjet nacionale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Programi dhe vizioni i AKR- së me programin e sajë ekonomik ka ndikuar që të ketë aderime të vazhdueshëm të shumë grupeve politike, personaliteteve politike dhe akademike, poashtu edhe shumë të rinj nga fusha të ndryshme kanë treguar interesim për anëtarësim dhe për të zhvilluar aktivitet në radhët e AKR.

Forcat e reja që po zgjojnë interesim për t’u aktivizuar në AKR është besimi në vizionin e Presidentit të partisë z. Behgjet Pacolli, për zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Aleanca Kosova e Re, dega në Gjilan po bënë përgatitjet si kurdoherë më parë për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

ARKATANA

Ideologjia e liderit Behxhet Pacolli, e cila ka për bazë mirëqenien e qytetarit, aktivistët e AKR në Gjilan kanë synim të vazhdueshëm arritjes së këtij qëllimi. Anëtarët e AKR janë të vetëdijshëm se kjo arrihet me punë dhe kjo Kosovës, dhe Anamoravës i duhet më së shumti.

Atmosfera e krijuar në radhët e anëtarësisë së AKR, ka ndikuar që aktivistët janë përkushtuar dhe po hyjnë të përgatitur për zgjedhjet e Parlamentare të 8 qershorit.
Kryesisë degës së AKR në Gjilan në mbledhjen e mbajtur ndër shumë çështje tjera në rend dite pati edhe zgjedhjen e Shtabit zgjedhor.

Kryesues të shtabit zgjedhor zgjodhi, Blerim Beqirin një zëvendëskryesues dhe shtatë koordinatorë të trupave koordinuese të cilët do t’i koordinojë aktivitetet parazgjedhore dhe zgjedhore në degë dhe nëndegë, siç janë: koordinatorë për vullnetarë, për komisioner dhe vëzhgues, për agjenda dhe tubime, për financa dhe logjistikë, për ankesa dhe parashtresa, për komunikim me KKZ dhe për marrëdhënie me publikun thuhet në njoftimin e degës së AKR-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.