RCCOLA

AKR, me imazh të ri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka hapur kongresin e tretë zgjedhor, nën një ambient të dizajnuar në sallën 1 Tetori, me ngjyra të logos së re të këtij subjekti politik, në të cilën dominon ajo e kaltër dhe e verdhë. Në këtë kongres u dhanë mesazhe politike nga lideri i kësaj partie, Behgjet Pacolli, si dhe nga përfaqësues politik vendor e ndërkombëtar nga subjekte të tjera.

Përkundër këmbës së djathtë të lënduar, Pacolli, me pak fjalë i’u drejtua të pranishmëve – për ta vazhduar mandej leximin e fjalimit të tij nënkryetari i AKR-së Ibrahim Makolli, duke theksuar se nuk synojnë ta përbuzin pasurinë e shtetit, por me punë është zotuar se do të angazhohet për interesat e qytetarëve.

Ju aktivistët e AKR-së, ju përfaqësues të forumeve të AKR-së e mbajtët gjallë emrin e AKR-së, edhe për këtë unë përkulem para jush”, është shprehur Pacolli.

Uji Dea

Hapjen e kongresit e ka bërë nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari – Lila, e cila ka shprehur bindjen për fitore në shumicën e komunave. Ajo ka thënë se në qeverisjen qendrore për tre vite kanë treguar vlerat evropiane me të cilat është drejtuar vizioni dhe është forcuar shteti i Kosovës.

E ndjejë se me imazhin e ri, e kemi fillimin e ri, fillimi i cili do ta forcojë partinë më tutje, do t’ia mishërojë vlerat liberal-demokratëve, të cilat janë dhe do të jenë pjesë e barabartë, ashtu siç jemi të pranuar si anëtarë me të drejta të plota pranë liberal-demokratëve evropian”.

Të pranishmëve i’u ka drejtuar edhe kandidati për kryetar të Prishtinës, Korab Sejdiu, duke thënë se alternativa e partisë së tij për kryeqytetin përqendrohet tek qytetari. Oferta e tij ka të bëjë me atë se si duhet organizuar shërbimet urbane, qendrat rekreative, kulturën, një qytet më miqësorë ndaj qytetarëve dhe me plan urbanistik zhvillimor. (kosovapress)