Fundamenti

AKR kalon pragun, aludon këshilltari i Pacollit?

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Jetlir Zyberaj, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit në detyrë dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë aludimin më të madh deri tash se AKR mund ta ketë kaluar pragun zgjedhor prej 5 për qind.

AKR është në pritje të rezultateve zyrtare, por si duket ka përfunduar numërimi nga KQZ dhe informacionet kanë filluar të dalin nga KQZ-ja.

Një aludim të fuqishëm e ka bërë këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili një ditë pasi arsyetoi statuset e tij për pragun, ka goditur sërish.

FIDANISHTJA

“A doni me ua tregu emrin e…”, ka shkruar Zyberaj në Facebook-un e tij personal, i cili është edhe i vërteti i tij.

Mbetet të shihet se çfarë dëshiron të tregojë Zyberaj, por deri tani ky duket të jetë një aludim mjaft i paqartë për atë që mund të ndodh në orët në vazhdim. /Telegrafi/