GRANDEMALL

AKR-ja në Gjilan: IP Ardhmëria vepron ende në kushte improvizuese

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidatët për asamble komunale të Aleancës Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan, prirë nga shefja e Shtabit Vana Jerliu – Ramadani, kanë vizuar sot Institucionin Parashkollor “Ardhmëria I”, ku janë mirëpritur nga drejtoresha Vahide Ismajli, e cila i njoftoi me problemet e shumta të këtij Institucioni Parashkollor.

Vana Jerliu-Ramadani duke iu falënderuar drejtoreshës për mikpritje, tha se duhet përkrahur zhvillimin e fëmijëve tanë qysh nga niveli parashkollor.
“AKR, përkrahë përmirësimin e cilësisë dhe infrastrukturës bazë të institucioneve arsimore dhe ndër tjera do të kushtoj vëmendje në ndërtimin dhe hapjen e institucioneve të reja parashkollore në numër të mjaftueshëm. Gjithashtu, në rritjen e numrit të fëmijëve në programe parashkollore publike dhe private si dhe inspektimin e vazhdueshëm të punës së këtyre institucioneve”, tha ajo.

ARKATANA

Përndryshe, zëdhënësi i AKR-së në Gjilan, Sami Spahiu tha se AKR-ja, Dega në Gjilan është shumë e shqetësuar për kushtet e improvizuar të IP “Ardhmëria I”, zvarritjen dhe mos zgjidhjen e këtij problemi me vite të tëra.
“Është e papranueshme që fëmijët tanë, nëpër të gjitha institucionet shkollore të të gjitha niveleve, të jenë jashtë përkujdesit të mirëfilltë dhe përgjegjësisë që kemi si shoqëri. I bëjmë me dije këtij pushteti dhe pushtetit të ardhshëm se fëmijët, edukimi dhe arsimimi i tyre, duhet të jetë prioritet i parë dhe i përhershëm i shoqërisë tonë”, ka thënë zëdhënësi Spahiu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.