Eko Higjiena

AKR-ja mund ta mbështesë PAN-in

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aleanca Kosova e Re (AKR), e cila ka arritur t’i sigurojë katër deputetë në listën e përbashkët me LDK-në e Alternativën, ka një rol tejet të rëndësishëm për koalicionin LAA. Po ashtu roli i këtij subjekti nuk zbehet edhe nëse kalon te koalicioni më i madh PAN, pasi që katër deputetët e kësaj partie ndihmojnë në sigurimin e votave të nevojshme për bërjen e Qeverisë.

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët nuk përjashtojnë mundësinë që deputetët e këtij subjekti të dalin individualisht në mbështetje të PAN-it dhe ta votojnë Qeverinë. Nga ana tjetër, përfaqësues të AKR-së thonë se ky subjekt do të vendosë se kah do të shkojë tek pas mbledhjeve që do të mbahen tash pas rezultateve zyrtare, shkruan “Zeri”.

Kandidatja për deputete e AKR-së, Myzejene Selmani, ka thënë se për fatin e AKR-së do të vendoset pas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Mobi Casa

“Momentalisht duhet të priten rezultatet e KQZ-së e mandej vendoset kush kah po shkon. E gjithë esenca është që ne t’i kemi rezultatet, mandej mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues, mbledhja e Kryesisë dhe atëherë organet e Kryesisë dalin me vendim”, ka deklaruar ajo për “Zërin” pak para se të dalin rezultatet zyrtare.

Nga ana tjetër, politologu Ramush Tahiri ka vlerësuar se bërja e shpejtë e koalicioneve parazgjedhore sjell rrezikun që ato të mos qëndrojnë pas zgjedhjeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.