AKR-ja mobilizohet edhe në lagjen e tetë

Gjilan – Nëndega e AKR-së në lagjen e tetë në Gjilan mbajti takimin me banorë dhe simpatizant e saj, ku ishin shumë të pranishëm. Në këtë takim u shpalos program i AKR-së me koalicionin për zgjedhjet e 11 qershorit. Kryetari i nëndegës Gëzim Ibrahimi para të pranishmëve ju drejtua me një fjalë rasti ku tha se dega e AKR-së dhe nëndega jonë tani jemi të përgatitur si asnjëherë më parë
Ai tha se ne kemi marrë të gjitha masat që në këto zgjedhje të jemi të gatshëm në të gjitha drejtimet. “AKR-ja nën udhëheqjen e të madhit president Behgjet Pacolli ka ofruar një program me një strukturë njerëzish të dëshmuar në shumë fusha si të botës së biznesit, ekonomisë, arsimit, mjekësisë, kulturës me çka AKR-ja është e mbushur me energji të reja dhe potencial të madh në të ardhmen”.
Kryetari i degës njeherit edhe kandidati i degës së AKR-së për parlament të Kosovës Ismet Hajdini shtoj se ditët janë afruar dhe fitorja tani më veç po ndihet tek qytetarët. “Ku do që po shkojmë në takime me qytetarë, shihet që programi i AKR-së për qeverisje me partnerët e koalicionit është pranuar shumë shpejt dhe mirë. Pse ndodh kjo?, sepse qytetarët janë lodhur qe sa vite me deklarata boshe dhe të kota nga parti e politikan pa vizion për vendin dhe pa program qeverisës. Ne AKR-ja me presidentin tonë do t`i japim madhështinë këtij vendi të nëpërkëmbur që nga udhëheqja e dobët, e pa përgjegjshme dhe e korruptuar”.
Përndryshe, drejtues të shtabit zgjedhorë të AKR-së kanë ftuar Gjilanasit, por edhe Anamorava në përgjithësi të dalin në votime me 11 qershor për të bërë një Kosovë madhështore./rajonipress/