United Hospital

AKR-ja drejt Kurtit, NISMA në opozitë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Zyrtarë të AKR-së po thonë se janë të hapur për bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje që të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Islam Pacolli zyrtar i AKR-së ka thënë për Express se në momentin që certifikohen zgjedhjet çdo bisedim me Vetëvendosjen e Kurtit është i mirëseardhur.

Gazeta Express

Albin Kurti kishte ndryshuar qëndrim për Behgjet Pacollin në prag të zgjedhjeve të 2017-ës. Atëkohë, ishin bërë edhe plane për koalicion parazgjedhor. As atëherë dhe as më 6 tetor s’ka pasur ndonjë bashkëpunim por i kanë pushuar akuzat ndaj njëri-tjetrit.

Por, tash pas konfirmimit se Pacolli do t’i ketë dy deputetë kanë rinisur të përmendet mundësia e një bashkëpunimi VV-AKR.

Madje, Islam Pacolli, zyrtar i ri i Partisë së themeluar nga milioneri kosovar, ka thënë se bisedimet me VV-në do të nisin posa të certifikohet rezultati zgjedhor.

“Në momentin që certifikohen zgjedhjet çdo bisedim me Vetëvendosjen është i mirëseardhur”, ka thënë Pacolli.

Ai po ashtu ka thënë se nuk kanë vija të kuqe me VV-në dhe AKR është e hapur me të gjitha partitë.

“Vijat e kuqe nuk duhen të përdoren dhe AKR-ja nuk ka pasë mosmarrëveshje me askënd dhe është e hapur me të gjitha partitë dhe e ka dëshmuar deri më tash”, është shprehur Pacolli.

Tutje, zyrtari i AKR-së ka deklaruar se Presidenti i partisë, Behgjet Pacolli nuk do të marrë vendime kokë më vete, por do të kalojnë përmes kryesisë së partisë.

Hidromorava

“Çdo vendim që AKR dhe Presidenti i partisë do të ndërmarr i nxjerrim në kryesi të partisë duke i respektuar rregullat demokratike”, ka thënë Pacolli.

Partia e Behgjet Pacollit ka përvojë të gjatë në Qeveri. Edhe në zgjedhjet e fundit ishte larguar nga koalicioni me LDK-në dhe ishte bashkuar PDK-AAK-NISMA-s, duke ndërtuar Qeverinë e re me hise të madhe në Qeveri e me një deputet në Parlament.

Partneri i koalicioni NISMA ka nisur të përplaset me Vetëvendosjen. Zyrtarë të Partisë së Kurtit kanë përmendur mundësinë e shkuarjes edhe një herë në zgjedhje të reja vetëm që mos ta kenë në koalicion Partinë e Fatmir Limajt.

Në fakt, koalicionit të paralajmëruar VV-LDK i duhen vetëm edhe katër vota për të ndërtuar Qeverinë, të cilat mund të sigurohen nga pakicat jo serbe por edhe te AKR-ja e Pacollit.

Formimit të qeverisë së ardhshme do t’i paraprijë votimi në Kuvendin e Kosovës nga shumica e thjeshtë prej 61 deputetëve.

Nëse VV e LDK arrijnë marrëveshje për formimin e qeverisë, në Kuvend së bashku do të kenë 57 deputetë (29 deputetë VV dhe 28 LDK).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar të rinumërojë 1407 vendvotime nga vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Deri tani janë numëruar 300 vendvotime dhe ky proces po pritet të përfundojë javën e ardhshme. Pas rinumërimit, nëse nuk ka ankesa në PZAP, KQZ-ja do të certifikojë zgjedhjet e mbajtura më gjashtë tetor./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.