GRANDEMALL

AKR-ja do të jetë befasia me vota në këto zgjedhje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan, është në fazën e fundit të përgatitjes së tubimit të madh që do të mbahet me qytetarë dhe simpatizantë të AKR-së, këtë të diele me 01.10.2017 në Hotel Kristal, ora 13:00, ku do të promovohen lista e kandidatëve për asamble komunale.

Shtabi zgjedhor i AKR-së e kryesuar nga Vana Jerliu-Ramadani, mbajti takim mobilizues me kandidatët për asamble komunale, ku ndër të tjera, iu ndanë detyrat dhe përgjegjësit grupit organizativë nga ku pritet që ky tubim të jetë sa më madhështorë.

Vana Jerliu- Ramadani, shefe e shtabit zgjedhor tha se në vazhdën e takimeve të përditshme me qytetarë, në të gjitha lagjet dhe fshatrat e komunës, shihet qartë se AKR-ja, Dega në Gjilan në këto zgjedhje po përkrahet dhe do të jetë befasia me votë.

GRANDEMALL

“Ne jemi ne përgatitjet e fundit për tubimin e së dielës, ku do të promovohen kandidatët për asamble komunale në Gjilan. Pas një jave pune të kandidatëve tanë dhe një fushate të mirë në terren, shihet qartë se është një disponim i madh në mesin e qytetarëve gjilanas, për të mbështetur AKR-në. Ne do të jemi befasia e këndshme në këtë zgjedhje”, ka thënë ajo.

Përndryshe, AKR fton të gjithë qytetarët dhe simpatizantët qe të marrin pjesë në këtë tubim që do të mbahet këtë të diel në Hotel Kristal në ora 13:00 , ku do të jenë prezentë edhe anëtarë të strukturave të larta të AKR-së nga qendra njofton Sami Spahiu zëdhënës i shtabit të AKR-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.