FIDANISHTJA

AKR Internacional takohet me mërgatën në Zürich

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Arben Kurteshi kryetar i AKR Internacional tha se në këtë takim kanë biseduar për mobilizimin e mërgatës po edhe të qytetarëve në Kosovë që të ketë sa më shumë pjesëmarrje në votime.

“Ne besojmë se AKR do t`i udhëhiqte më së miri komunat dhe do të ndryshonte jetën e qytetarëve. Mërgata është e shqetësuar me gjendjen momentale ekonomike dhe të papunësisë në Kosovë. Ne besojmë thellë se AKR do të mund të ndryshonte këtë mizerje” ka thënë Kurteshi.

AKR Internacional që nga sot do të ketë aktivitete të ngjashme me diasporën që të mund ta tregojë strategjinë dhe programin për zhvillimin e komunave në mbarë Kosovën thuhet në njoftimin e AKR Internacional.

Eco Higjiena

“Diaspora ka dhenë maksimumin, por edhe tash po kontribuon edhe pse ende nuk ju ka mundësuar lidhshmëria dhe mundësia që të jetë pjesë e vendimmarrjes në legjislativ. Besoj thellë se është shansi i fundit që diaspora të lidhet me shtetin tonë pasi që gjeneratat nga diaspora që bënë kthesën historike të shtet ndërtimit po mohohen dhe nëse këto gjenerata nuk lidhen drejtpërdrejt në shtet atëherë kjo lidhje me Kosovën do të shkëputet dhe nuk do të mund të përcillet në gjeneratat e reja që kanë lind në diasporë dhe nuk i kanë të njëjtat emocione dhe interes për Kosovën si ato gjenerata që u larguan me dhunë nga Kosova dhe ndihmuan në kthesën historike për shtet ndërtim”.

Kurteshi thotë se diaspora ka sakrifikuar për shtet ndërtim, por edhe pas krijimit të shtetit po ashtu diaspora , vazhdon ndihmën e saj për Kosovën.

Kurteshi para të pranishmëve në Zurich ka thënë se AKR Internacional po lobon edhe për njohjet e reja./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.