Fundamenti

AKR Internacional e shqetësuar me nivelin e edukimit–arsimimit në Kosovë dhe diasporë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Arben Kurteshi kryetar i AKR Internacional thotë se është i shqetësuar me nivelin e edukimit në Kosovë i cili pastaj po reflektohet negativisht në shtetet perëndimore. Kosovarët dhe ata të diasporës duhet të heqin dorë nga mendjemadhësia dhe vetëkënaqësia, se janë më të mirët në Evropë.

Kualiteti, edukimi dhe shkollimi i dobët arsimor në Kosovë reflektohet negativisht edhe në diasporë dhe në të gjitha shtetet perëndimore ku punojnë,veprojnë e jetojnë shqiptarët. Këtë shqetësim e ka ngritur Arben Kurteshi kryetar i AKR Internacional me seli në Zvicër. Kurteshi i cili ka lobuar mjaft shumë për ta integruar mërgatën dhe ka qenë njeriu kyç që vazhdimisht ka kërkuar krijimin e Ministrisë së Diasporës thotë se është për keqardhje kur sheh kosovarët në diasporë duke hyrë kredi e duke blerë xhipa të shtrenjtë e luksoz.

“Ky kosovarë që po vepron në diasporë pastaj me një mendjemadhësi dhe vetëkënaqësi të tepruar i`a mësynë Kosovës së varfër për ta treguar “pasurinë” e tij tashmë të fituar përmes kredisë”. Kurteshi thotë se kosovarët për shkak të këtij edukimi dhe këtij fenomeni tejet të rrezikshëm për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre , sot shumica e tyre punojnë qoftë pastrues,ndihmës ndërtimtarie, kamerier etj. “Do ta kemi shumë të vështirë që me këtë mentalitet të krijojmë mjek të mirë, inxhinier e arkitekt. E di që ka edhe këso kuadro shqiptare të dëshmuara e të respektuara në Evropë, por ata janë të pakët dhe zëri i tyre është i vetmuar.

KKVITI

Ministria e Arsimit dhe të gjithë ata mekanizma që janë të kyçur në procesin arsimor urgjentisht duhet të përmirësojnë kualitetin e mësimdhënies dhe mësimnxënies”shton Kurteshi. “Nuk mjafton vetëm prerja e shiritave dhe ndërtimi i shkollave të reja, sepse ajo është e pavlerë nëse nuk kemi ngritje të kualitetit të arsimimit personal”. Kurteshi mendon se ky kualitet i dobët automatikisht bartet tek diaspora e cila fatkeqësisht në Evropë është shndërruar ose do të shndërrohet në “Kosova Company” që do të ofroj vetëm pastrues dhe punëtor ndihmës. “Do të mungojnë andaj për kosovarët në diasporë profesionet e mira si mjek e arkitekt, dhe kjo për pasojë se shteti në Kosovë(Ministria e Arsimit), nuk ofron kualitet të lartë e cilësor”. Sipas, Kurteshit ka mjaft kosovarë që vijnë në diasporë me diplomë të Universitetit të Prishtinës apo edhe të Universiteteve private, por ata e kanë të vështirë të inkuadrohen në profesionet për çka janë diplomuar. “Nuk mendojë se jemi popull përtac e as i padijshëm, fatkeqësisht jemi dembel dhe vetëkënaqemi me atë që e kemi arritur. Gjeneratat e reja andaj nuk duhet të “infektohen” nga kosovarët perëndimor që hyjnë borxhe e kredi dhe blejnë vetura luksoze-marramendëse,kurse fare nuk investojnë në edukimin dhe shkollimin e tyre “.

Shqetësuese për Kurteshin mbetet edhe ikja e nxënësve shqiptarë nga mësimi në gjuhën shqipe. “Kohëve të fundit këtu në diasporë po vërehet se shumë familje nuk po i dërgojnë fëmijët për të mësuar gjuhën shqipe. Ky është një shqetësim tejet serioz dhe shteti i Kosovës duhet të flas hapur me mërgimtarët. Sipas tij Ministria e Diasporës, (ndonëse ende në konsolidim e sipër), duhet që të lobojë dhe krijojë mekanizma institucional për t`ua mundësuar, pse jo edhe pa pagesë shkollimin fëmijëve shqiptarë në mërgim” tha Kurteshi./rajonipress.com/