FIDANISHTJA

AKR hap Fushatën për Zgjedhjet Lokale me një tubim madhështor

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Aleanca Kosova e Re, sonte në prani të qindra simpatizantëve ka hapur solemnisht Fushatën elektorale për Zgjedhjet lokale 2017.

Në mesin e qytetarëve të shumtë, i pranishëm ishte edhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, i cili në fjalën e tij përshëndetëse ka thënë se ka ardhur koha e njerëzve vizionarë, të cilët punojnë për të mirën e vendit.

“Parimi bazë i suksesit të padiskutueshëm është përkushtimi maksimal ndaj punës, kandidatët tanë do ta bëjnë këtë. Ka ardhur koha që në krye të institucioneve lokale të kemi njerëz me vizion. Synimi ynë është ndryshe, kemi vizion të lehtësojmë jetën e qytetarëve dhe të ju ofrojmë më të mirën”, ka thënë ndër të tjera Presidenti i AKR-së.

FITORJA

Gjatë ceremonisë solemne hapjes së fushatës, u bë edhe prezantimi i kandidatëve të Aleancës Kosova e Re të cilët kanë hyrë në garë për kryetarë të komunave përkatëse.

Kandidatët patën mundësi që me nga një fjalë rasti t`i përshëndesin të pranishmit, ndërsa u zotuan për punë dhe angazhim maksimal në realizimin e programit të Aleancës Kosova e Re./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.