Fundamenti

AKR: Fitorja do të jetë e përbashkët, shihemi me 11 qershor

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Aleanca Kosova e Re dega në Gjilan organizoj darkë me nëndegët e saj më mbi 200 të ftuar.

Me një fjalë rasti ju drejtua edhe Ismet Hajdini, kandidat i Aleancës Kosova e Re për deputetë në Kuvendin e Kosovës. Hajdini tha se fitorja bëhet bashkërisht dhe duhet dalur masovikisht në këto zgjedhje për ta votuar AKR-LDK-në. Sipas të gjitha analizave Anamorava do të jetë bindshëm me koalicionin tonë.

Ai në takimin me qytetarë e simpatizantë tregoi se AKR-ja bashkërisht me koalicionin do të realizojnë shumë projekte në dobi të qytetarëve të cilat premtime tashmë janë të njohura për qytetarët e Gjilanit.

RCCOLA

Vehbi Saliu shef i shtabit zgjedhor, tha se votuesit duhet të votojnë koalicionin konkretisht kandidatin tonë Ismet Hajdini dhe kandidatët tjerë të AKR-së.

Ai tha se mos u mashtroni të votoni kandidat jashtë kësaj liste, sepse do të humbni shansin për punë në të ardhmen.

Vana Jerliu Ramadani anëtare e kryesisë qendrore të AKR-së tha se jam e falënderuar dhe e privilegjuar që Behgjet Pacolli më dha shansin të jem pjesë e AKR-së. “Për mua është kënaqësi të jem pjesë e kësaj fushate, dhe të ju them se është rast i mirë që më 11 Qershor votën tuaj të keni parasysh, është shumë me rëndësi të votohet ky koalicion, sepse është koalicioni i të ardhmes tonë të përbashkët” thuhet në njoftimin e degës së AKR-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj: