Eko Higjiena

AKR e Kamenicës mobilizohet për zgjedhjet nacionale

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Dega e AKR-së në Kamenicë ka vendosur të fillojë përgatitjet për zgjedhjet nacionale të vitit 2014 dhe për këtë qëllim ka themeluar një komision i cili do të bashkërendojë aktivitetet në mes strukturave të partisë dhe nëndegëve si dhe do të jetë përgjegjës për funksionalizimin e tri nëndegëve të reja pasi që në këto lokalitete ka shume qytetarë të interesuar për t`u anëtarësuar në AKR.

“Ashtu siç e kemi thënë edhe në takimet e kaluara dera e AKR-së do të jetë e hapur për aktivistë të rinj dhe kuadro të reja me qëllim të ecjes tonë sa më sigurt drejt marrjes së primatit politik në Komunë” ka thënë Kryetari i Degës Fatmir Matoshi.

Në kuadër të fuqizimit të partisë kryesia me unanimitet ka vendosur të bëjë zëvendësimin e nënkryetarit Zijadin Thaqi me nënkryetarin e ri të degës Satmifer Kryeziu i cili javë më parë i është bashkuar degës së AKR-së.

UBT

Nënkryetari i ri i degës Satmifer Kryeziu është shprehur optimist për të ardhmen e AKR-së në Kamenicë. “Do të angazhohem fuqishëm së bashku me të gjithë ju edhe në Kuvendin Komunal edhe në aktivitetet partiake që sa më parë të jemi partia më e madhe në Komunë, sepse asnjë subjekt tjetër politik nuk është më i mirë për qytetarët e Kamenicës” tha nënkryetari Kryeziu.

AKR ka themeluar edhe strukturën e parë që do të udhëheq me fushatën elektorale në të cilën janë përfshirë nënkryetarët e degës, sekretari i përgjithshëm ndërsa ajo do të udhëhiqet nga kryetari i degës dhe në përbërje të tij është emëruar edhe bashkatdhetari Besim Rexhepaj një mbështetës i fuqishëm i degës së AKR-së.

Në takim u fol edhe për qeverisjen aktuale komunale e cila u kompletua kohë më parë dhe AKR udhëheq me pozitën e Nënkryetarit dhe katër drejtorive komunale, drejtoritë e udhëhequra nga AKR, u vlerësua se po bëjnë një punë të mirë. Kryesia e AKR-së i dha mbështetje propozim vendimit për ndryshimin e statutit të Kamenicës dhe i ftojë anëtarësinë e saj ta mbështesin atë përmes debateve publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.