Fundamenti

AKR e din brengën e komunitetit artistik, ofron përkrahje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komunitetit artistik i duhet një përkrahje e madhe fillestare, për t’i marrë këmbët. Angazhimin e tyre personal, të plotë me zemër dhe mendje për të mbështetur idetë, projektet, planet e artistëve e kanë garantuar aktivistët dhe kandidatët për deputet nga radhë e Aleancës Kosova e Re gjatë një takimi me komunitetin artistik të Gjilanit.

Kandidatët për deputet në Parlamentin e Kosovës mbajtën një takim me njerëz të kulturës të Gjilanit. Takimin të cilën e udhëhoqi Izeir Hyda u zhvillua një debat shumë i frytshëm në shkëmbim të ideve për t`i tejkaluar problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti i arteve dhe kulturës në Komunën e Gjilanit thuhet në njoftimin e AKR-së dega në Gjilan.

Uji Dea

Në takim prezantoi edhe ministri në detyrë Fadil Ismajli, Afrim Hoti, Suzan Novobërdali, dhe kandidatët për deputet nga komuna e Gjilanit, Agim Rexhepi, Ismet Hajdini, Merita Hyseni Ismajl Seyffetin dhe Izeir Hyda.

Përveç Ministrit Ismajli i cili njëherit është kandidat për deputet në parlamentin e Kosovës, për gjendjen e mjerueshme në të cilën gjendet komuniteti artistik, në debat morën pjesë edhe Afrim Hoti, i cili ka marrë pjesë në përpilimin e Ligjit për teatrin, Suzan Novobërdali ish deputete dhe kandidate për përbërjen e ardhme të Parlamentit, poeti dhe piktori Demir Behluli, drejtori i Teatrit të Qytetit Ali Demi, kandidatët për deputet nga komuna e Gjilanit dhe pjesëmarrës të shumtë nga fusha e kulturës dhe artit./rajonipress/