FITORJA

AKR do e votojë Qeverinë Hoti – pret vetëm falënderim nga LDK-ja

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Fatmir Matoshi nga Aleanca Kosova e Re deklaroi se do e votojnë Qeverinë Hoti.

Matoshi në Info Magazine tregoi se nga Lidhja Demokratike e Kosovës kërkojnë vetëm falënderim, njofton Klan Kosova

“Nuk kemi ndonjë qëndrim që të jemi brenda këtij koalicioni, AKR ashtu siç ka votu Qeverinë Kurti ashtu do e votojë edhe Qeverinë Hoti”.

“Padyshim se do e votojmë Qeverinë Hoti, nuk është vënë në dyshim asnjëherë që deputetët e AKR-së do e votojnë Qeverinë Hoti – do i japim mbështetjen e formimit të një qeverie të re ashtu siç kemi votuar edhe qeveritë e kaluara”, deklaroi Matoshi.

Hidromorava

“Vetëm një falënderim apo mirënjohje kërkojmë nga LDK-ja gjë që nuk e ka bërë Vetëvendosje – as edhe një telefonatë nuk e kemi marrë pas votimit”.

Klan Kosova gjatë ditës raportoi për takimin e Presidentit, Hashim Thaçi me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Sipas Matoshit me lehtësimin e masave është normale që të takohen.

“E natyrshme ne tash kemi lehtësim të masave dhe po arrijmë të takohemi me të tjerët, Pacolli është ish-president dhe ish-ministër i Jashtëm ndërsa Thaçi është president aktuar dhe një takim i tillë është më se normal se besoj që ka pse komentohet nga të tjerët”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.