Mobi Casa

AKR demaskon keq Vetëvendosjen: Na kërkuan para për sondazhin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aleanca Kosova e Re ka reaguar ndaj sondazheve të publikuara sot në media. “Sondazhet e porositura dhe të plotësuara nëpër zyrat e partive politike, e që mbajnë logot e ndonjë kompanie, po tentojnë që t’i vlerësojnë lartë me përqindje të votave subjektet politike që po e shkatërrojnë rëndë Kosovën, po i shesin gjatë natës minierat dhe po shkatërrojnë të ardhmen e rinisë kosovare”, thuhet në njoftimin e AKR-së për media.

“Përkundër ofertave për të paguar këtë sondazh, AKR nuk ka pranuar të jetë pjesë e tendencave për dezinformimin e opinionit publik”.

“Gjithashtu këto sondazhe kanë renditur lartë mbështetjen qytetare për dhunën e shfrenuar ndaj objekteve e pasurisë shtetërore, duke e promovuar atë si zgjidhje të problemeve me të cilat ne ballafaqohemi”.

Uji Dea

“Dy blloqet politike në vend, pozita dhe opozita, po e mbajnë peng Kosovën me dy probleme zgjidhjen e të cilave AKR e ka prezantuar dy vite më parë, duke kërkuar fuqishëm që çështja e demarkacionit me Malin e Zi, të trajtohet në një gjykatë arbitrazhi dhe që lidhjet ose bashkësitë e Komunave cilat do qofshin ato, të bëhen konform rendit juridik në Kosovë, pa krijuar një nivel të mesëm të qeverisjes dhe pa dhënë mundësinë e delegimit të ndonjë kompetence ekzekutive, ndonjë bashkësie të re që mund të themelohet”.

“Është jashtë çdo logjike dhe realiteti politik në vend, që mbi 80% e votuesve të Kosovës të pajtohen me izolimin, varfërinë, korrupsionin, anarkinë dhe shkatërrimin e shtetit të ndërtuar mbi djersën dhe gjakun e qytetarëve të vendit”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.